Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shifra të larta në Kosovë/ 12 viktima dhe 524 të infektuar në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit 12 persona kanë humbur jetën dhe 524 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, përmes një njoftimi në Facebook shkruan se nga 1.555 testime kanë rezultuar pozitiv 524 persona.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.555 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 524 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv ”, thuhet në njoftimin e tyre.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 46.118 të prekur me Covid, prej tyre 1.186 kanë vdekur.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet