SHBA masa të rrepta për parandalimin e Covid-19, mbyllen kufijtë tokësorë

Bota
SHBA masa të rrepta për parandalimin e Covid-19, mbyllen kufijtë

Kufijtë tokësorë të SHBA-së do të qendrojnë të mbyllur për lëvizje jothelbësore të paktën edhe një muaj, deri më 21 janar, për të frenuar pandeminë e COVID-19, njoftuan sot autoritetet amerikane dhe kanadeze.

Mbyllja e kufijve të SHBA-së me dy partnerët e tregtisë së lirë amerikano-verior, Kanadanë dhe Meksikën, u vendos në mars dhe është zgjatur çdo muaj që prej asaj kohe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zgjatja mes dy fqinjëve të veriut do të kontrobuojë në mbrojtjen e njerëzve nga dy anët e kufirit”, theksoi kryeministri kanadez, Justin Trudeau në një konferencë shtypi.

Lejohen vetëm tregtia e mallrave dhe udhëtimet që konsiderohen thelbësore.

“Vendimet tona do të vazhdojnë të bazohen në këshillat më të mira të shëndetit publik në dispozicion për t’i mbajtur kanadezët të sigurt”, shtoi Ministri i Sigurisë Publike Bill Bler në Twitter.

Sekretari i përkohshëm i Shtetit i ngarkuar me Sigurinë e Brendshme të SHBA-së, Chad Wolf, nga ana e tij ka konfirmuar mbylljen e vazhdueshme të kufirit meksiko-amerikan në jug.

“Në mënyrë që të kufizohet përhapja e Covid-19, SHBA-ja, Meksika dhe Kanadaja do të zgjasin kufizimet në udhëtimet jo-thelbësore deri më 21 janar. Ne jemi duke punuar shumë ngushtë me Meksikën dhe Kanadanë për të ruajtur tregtinë thelbësore dhe udhëtimin duke mbrojtur bashkëqytetarët tanë”, shkroi ai në Twitter.

ME TE LEXUARAT