Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Sara Hoxha bamirëse me fëmijët që nuk festojnë dot Vitin e Ri, nisma e saj e veçantë

Përmes një postimi në Instagram, Sara Hoxha ka bërë të ditur se ajo dhe familja e saj kanë ndërmarrë një nismë të veçantë, për të ndihmuar fëmijët që nuk kanë mundsi të festojnë me dhurata këtë Vit të Ri.

Sara ka vendosur që dhuratat e ditëlindjes së London dhe Roman t’i zëvendësojë me dhurata për fëmijët që kanë më shumë nevojë për to.

“Çdo fundvit në familje festojmë ditëlindjen e London, e duke menduar për dhuratat e tij dhe Roman, po mendoja se përtej çdo gjëje që nuk shkon me botën sot, të gjithë kanë dëshirën për të gëzuar në dhjetor prej festave, por jo të gjithë kanë mundësi.

Në fund të këtij viti të çuditshëm nëse njihni dikë që nuk ka mundësi t’u blejë dhurata fëmijëve për Krishtlindje dhe Vitin e Ri, më shkruani.

Unë dhe familja ime kemi vendosur që të ndihmojmë sado pak në buzëqeshjet e fëmijëve të atyre familjeve ku festat nuk mund të vijnë këtë vit me dhurata. Me dashuri, Sara”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet