Revoltë edhe në Fier/ Digjen koshat e mbeturinave, disa të shoqëruar

Aktualitet
Revoltë edhe në Fier/ Digjen koshat e mbeturinave, disa të

Edhe pse në Fier nuk ka pasur protesta e marshime ditën e sotme, disa të rinj i kanë vënë flakën koshave të mbeturinave pranë gjimnazit “Janaq Kilica” në Fier.

Nuk dihen motivet që i kanë çuar të rinjtë drejt djegies së koshave, ndërsa mësohet se ka pasur edhe të shoqëruar në policinë e Fierit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Patrulla ka konstatuar të rinjtë dhe ka bërë menjëherë shoqërimin e tyre në polici.

Paraprakisht mësohet se janë shoqëruar dy minorenë që mendohet se kanë vënë flakën në koshat e mbeturinave.

Për të shuar flakët pranë mjediseve ku u vendos zjarri kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse.

Gjatë pasdites është vënë re një prani e shtuar e forcave policore dhe patrullave në qytetin e Fierit ndërsa pasditja e kësaj të shtune fatmirësisht ka qenë e qetë.

ME TE LEXUARAT