Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rekord rastesh me COVID-19 në SHBA, mbingarkesë në spitale

SHBA-ja regjistroi gjatë 24 orëve të fundit një tjetër rekord kontaminimesh me rreth 235 000 raste me COVID-19, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins.

Në të njëjtën kohë, vendi i përballur me një rritje të ndjeshme të epidemisë që prej më shumë se një muaji, ka regjistruar 2 600 të vdekur nga COVID-19, sipas një zbulimi të dhënave të Universitetit.

Këto tetë ditët e fundit, SHBA-ja ka regjistruar më shumë se 200 000 kontaminime të reja me përjashtim të fundjavës.

Numri ditor i viktimave ka kaluar 2 400 që prej 1 dhjetorit, edhe këtu me përjashtim të fundjavës.

Më shumë se 108 000 persona janë aktualisht të shtruar në spital për shkak të COVID-19 në fuqinë e parë ekonomike botërore, si asnjëherë më parë që prej fillimit të pandemisë, sipas të dhënave të Covid Tracking Project.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet