Teksa dje u regjistrua dita e tretë e protestës kundër vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv, policia ka kryer shumë shoqërime.
Bezat raporton se në drejtorinë e Policisë Tiranë dhe komisariatet nr.1 dhe nr.2 gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme janë shoqëruar shumë persona nga te cilët disa pas verifikimeve u lanë të lirë ndërsa me shume se 100 vijojnë të mbahen të shoqëruar. Për të përballuar këtë fluks policia e Tiranës i ka dërguar drejt drejtorisë se Policisë Elbasan të shoqëruarit e tjerë që dyshohen për vepra të tjera penale.
Protestat u zhvilluan ne disa pika ne Tirane, ku ka pasur perplasje mes policise dhe qytetareve.