Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Policia e krimit”/ Dita e katërt e protestës, nis marshimi në Bulevard

Me thirrjet “Poshtë komunizmi!”, “Policia e krimit” ka nisur protesta e katërt, si revoltë e ardhur pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.

Një grup të rinj kryesisht janë mbledhur pranë Kryesisë së Kuvendit.

Policia është shpërndarë në proporcion me protestuesit për të mbajtur nën kontroll turmën e cila ka nisur marshimin pa u ndalur para Kryeministrisë.

Kjo është dita e katërt që protestohet në kryeqytet dhe gjatë ditëve të kaluara ka pasur efektivë dhe protestues të plagosur.

Janë shoqëruar me dhjetëra protestues dhe janë proceduar qindra të tjerë. Protesta janë mbajtur dhe në disa qytete. Në Shkodër sot pas një marshimi në rrugët e qytetit, u dogj edhe selia e PS-së.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet