Policia e Durrësit sqaron dhunën ndaj të miturit: Lajmëruam ambulancën sepse...

Aktualitet
Policia e Durrësit sqaron dhunën ndaj të miturit: Lajmëruam

Policia e Durrësit përgënjeshtron lajmet se në ambjentet e saj është keqtrajtuar një i mitur.

Në një reagim zyrtar blutë e Durrësit shprehen se është lajmëruar ambulanca rreth orë 00:30 për një shtetase 41-vjeçare e cila është ndjerë keq.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sqarim i Policisë Durrës

Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetin social të shtetasit S. B., se një i mitur është keqtrajtuar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, ju sqarojmë se:

Më datë 12.12.2020, rreth orës 00:30, është paraqitur në ambientet e Policisë Durrës një shtetase 41 vjeçe, banuese në Maminas, për të bërë një denoncim.

Shtetësja në fjalë nuk është ndjerë mirë dhe nga ana e shërbimeve të Policisë është njoftuar ambulanca e Spitalit Rajonal Durrës të cilët e kanë marrë dhe i kanë dhënë ndihmën e nevojshme.

Pas daljes nga Urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës, kjo shtetase ka bërë kallëllzim për një shtetas 25 vjeç, në përfundim të veprimeve nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, janë referuar materialet proceduriale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale "Përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike".

DVP Durrës fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve.

ME TE LEXUARAT