Meta mesazh të fortë: Vendi ka nevojë për ndryshim të madh të rinjtë mund ta bëjnë

Politikë
Meta mesazh të fortë: Vendi ka nevojë për ndryshim të

Presidenti Meta shfrytëzoi fjalën e tij në aktivitetin ndërkombëtar “Ditë Leksionesh të Hapura – Platforma Today’s”, me temë “Të rinjtë në aktualitetin politik”, të organizuar nga Këshilli Rinor i Ballkanit për të dhënë mesazhe të forta politike.

Kreu i shtetit tha mes të tjerash se sot Shqiperia ka nevojë për një ndryshim të madh dhe të fortë dhe një ndryshim të tillë sipas tij mund ta sjellin vetëm të rinjtë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E theksoj sot se mendoj që vendi ka nevojë për ndryshim të madh e të forte. Ky duhet të vijë nga të rinjtë se pas 30 vitesh shohim që ky sistem që kemi ndërtuar apo deformuar ne, të gjithë bashkë shtyp ëndrrat e të rinjve, është bërë pengesë për të ardhmen e të rinjve në vend. Ndryshimet i bëjnë të rinjtë në emër të ëndrrave të tyre reagimit ndaj padrejtësive, kjo ndodh kur marrin përgjegjësi dhe janë të bashkuar. Ky është mesazh që vlen në çdo kohë. Unë e kujtoj lëvizjen studentore të 1990 ku isha dhe vetë pjesë se kam dhe një konkluzion sot pas 30 vitesh që në rast se në të rinjtë e saj kohe do kishin pritur ndryshimin nga prindërit tanë s’do ndodhte kurrë, se prindërit tanë dhe për shkak të regjimit që ishte dhe shumë kufizimeve e frenimeve që ka një prind dhe kurrë s’ndërmerr hapa të tillë të guximshëm që mund të sjellin ndryshime të mëdha në shoqëri.

Meta u ndal edhe tek reforma në drejtësi që sipas tij u deformua rrugës dhe u përdor nga qeveria “Rama”.

Historia e reformës nisi që në 2015-ën. U miratua në 2016. Tani jemi në prag të 20121 dhe ja ku jemi. Nuk ka qenë faji i reformën, por ka qenë situatë kritike i sundimit të të drejtës. Reforma që u miratua, me 140 vota nga 141 deputetë, mendoj se kishte mundësi që të sillte një drejtësi të pavarur, te re. Kjo reformë për fat të keq u keqpërdor totalisht nga ana e qeverisë aktuale. Kjo ndodhi me disa momente kyçe, siç është zgjedhja e prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, për t’u shmangur zgjedhja sipas standardit dhe për të nisur uzurpinim e këtij institucioni. Ndaj kjo është arsyeja se pse shumë çështje nuk hetohen sot dhe PPP-të kanë dalë jashtë kontrollit. Zgjedhjet do te jene burimi i se drejtës. Askush se mendoi se kjo do të ishte një reformë që do të ndryshonte Shqipërinë, ishte kapje e organizuar e shtetit dhe e drejtësisë, një humbje e madhe kohe për vendin. 3 vite pa gjykatë Kushtetuese”

ME TE LEXUARAT