Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Merr flakë makina në ecje në Tiranë, drejtuesi shpëton pa lëndime

TIRANË
Një makinë është përfshirë nga flakët në rrugën e Elbasanit. Ngjarja është shënuar pak minuta më parë.

Mësohet se mjeti ka qenë në lëvizje në momentin që është përfshirë nga zjarri, ndërsa dyshohet se zjarri mund të ketë nisur si pasojë e një shkendije elektrike.

Nuk dihet ende nëse ka të plagosur si pasojë e flakëve. Sakaq zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje, për shuarjen e zjarrit dhe shmangien e ndonjë shpërthimi të mundshëm si pasojë e karburantit në serbatorin e makinës. Fatmirësisht drejtuesi i makinës ka mundur të dalë, pa marrë lëndime si pasojë e flakëve.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 11:35, në rrugën e Elbasanit, dyshohet si pasojë e një shkendije elektrike, ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues shtetasin D.B., ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme për drejtuesin e mjetit.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojn punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet