Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Luan Baçi udhëheq protestën në Fier: Ne nuk mund të bëjmë festë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi ka udhëhequr protestat e qytetarëve në Fier, për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.

Baçi theksoi se PD nderoi dhe kujtoi nderimin e të riut që u vra padrejtësisht, duke shtuar se Partia Demoktratike është shpresa për ndryshimin dhe zhvillimin e vendit.

“Ne nuk mund të bëjmë festë, në kuptimin e mirë të fjalës feste.

Por, gjetëm këtë mënyrë për të nderuar dhe kujtuar atë të ri, gjetëm këtë mënyrë për të festuar festën e Partisë sonë Demokratike dhe për t’i thënë të gjithë shqiptarëve se vetëm me PD-në do të sillet përsëri ndryshimi dhe do të vijë ndryshimi. Rroftë Partia Demokratike” , tha Baçi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet