Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Komisariatet mbushen plot me protestues, çfarë po ndodh në Tiranë

Sot është dita e katërt e protestës për vrasjen e Klodian Rashës ku nuk kanë munguar edhe përplasjet e demostruesve me policinë.

Qindra të rinj marshuan rrugëve të kryeqytetit për të kërkuar largimin e kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliun.

Në protestë u hodhën shashka, kapsollë dhe sende të forta ndërsa policia shpërndau të rinjtë me gaz lotsjellës.

Sipas BalkanWeb komisariatet e policisë janë mbushur me protestues të shoqëruar ndërsa tani polcia ndodhet në terren dhe po merret kryesisht me këshillimin e tyre, sepse nuk ka më vende.

Një prej të rinjve, i pranishëm në protestë, që tha se është 27 vjeç, tha se ka një jetë që ndihet se është nën frikë./Lajm i Fundit

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet