Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Fitoi betejën me Covid-19, Imzot Frendo së shpejti në Tiranë: Ju falenderoj për lutjet!

42 ditë pasi doli pozitiv me COVID-19 dhe 30 ditë pasi u dërgua në Itali për kurim, të shtunën 12 dhjetor 2020, Mons. George Frendo, Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrësit, Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, është deklaruar i shëruar totalisht nga virusi.

Ai pritet të kthehet në Tiranë këtë të martë, të 15 dhjetor 2020.

“Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që e kanë uruar për shërim sa më të shpejt dhe janë lutur për të.

Po ashtu – përshëndes përzemërsisht grigjën time shumë të dashur – thekson Imzot Frendo, nga Kuvendi i Fretërve Françeskan Kapuçin në Bari ku ndodhet aktualisht.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet