Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Festa familjare i ‘kushton’ shtrenjtë pronarit të lokalit, gjobitet për thyerje të masave antiCovid

KRUJË
Organizoi festë familjare në kundërshtim me rregullat antiCovid, procedohet penalisht pronari i një lokali në Krujë.

Gjatë kontrollove në terren për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, nga efektivët e policisë, u konstatua se në subjektin në pronësi të shtetasit D. F., po organizohej një festë familjare, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Në njoftimin e policisë thuhet se në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë u procedua penalisht shtetasit D. F., 28 vjeç, banues në Derven, Krujë, për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.

“Ky shtetas është ndëshkuar një herë me masën administrative 1.000.000 lekë, pasi është konstatuar duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ. Pas kontrolleve të tjera, këtij shtetasi i është pezulluar leja për ushtrimin e aktivitetit, pasi shërbimet e Policisë kanë konstatuar se ai vijonte përsëri të ushtronte aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ.

Policia e Durrësit apelon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.” citohet në njoftimin e policisë Durrës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet