Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Covid-19 edhe te kafshët, tre leopardë rezultojnë pozitivë në SHBA

Pas luanëve, tigrave, vizonëve dhe disa qen e mace, këtë herë janë infektuar me Covid-19 tre leopardë dëbore në kopshtin zoologjik të Luisvill në Kentaki.

Lajmi është konfirmuar nga drejtori i strukturës Xhon Ualczak me anë të një video mesazhi në Facebook.

Dy meshkuj dhe një femër rezultuan pozitivë pasi kanë qenë në kontakt me një punëtor i cili ishte asimptomatik.

Të tre kanë simptoma të lehta, kollë të thatë dhe lodhje. Drejtoria e kopshtit zooogjik është e bindur se ata do ta marrin veten shumë shpejt.

Leopardët janë specia e gjashtë e kafshëve që infektohen pasi një tigri dhe 8 luanëve si dhe një numri qensh dhe macesh. Por dhe vizonësh.

Në Danimarkë janë vrarë 17 milion vizonë pasi disa ekzemplarë kishin rezultuar pozitivë ndaj një mutacioni të virusit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet