Bastisja e selisë së PS-së, Rama: Terroristët e Boko Haramit i përdorin fëmijët si kamikazë

Politikë
Bastisja e selisë së PS-së, Rama: Terroristët e Boko Haramit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me momentet e tensionit sot në Shkodër, ku protestuesit iu sulën godinës së selisë së PS ku shkatërruan thuajse gjithçka. Përmes një postimi në Tëitter, teksa ka publikuar dhe video nga momenti, kreu i qeverisë e shigjeton këtë protestë si partiake, pasi iu drejtohet prindërve demokratë dhe opozitarë.

Rama shton se; “Historia njeh disa raste kriminale me fëmijët, por që të shfaqej në Shqipëri si streha e fundit e maskarallëkut të politikës opozitare kjo është tejet e dhimbshme!”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

REAGIMI I RAMËS

Uroj shumë dhe besoj fort se nuk ka prind demokrat e opozitar që ta pranojë këtë abuzim ekstrem me kalamajtë të udhëheqësve pa atdhe, pa din e as iman, pa shpirt e as tru, të kësaj opozite të mjerë në boshllëkun e saj moral dhe karakterin e saj kriminal! Mos i harroni këto kurrë! Terroristët e Boko Haramit i përdorin fëmijët si kamikazë, nuk janë të parët në radhën e abuzuesve të minorenëve! Historia njeh disa raste kriminale me fëmijët, por që të shfaqej në Shqipëri si streha e fundit e maskarallëkut të politikës opozitare kjo është tejet e dhimbshme!

ME TE LEXUARAT