Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Balla: Opozita që vrau në Bulevard grabiti protestën, shumë shpejt SPAK do i godasë

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla komentoi nga Elbasani protestat në vend për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha.

Ai tha se protesta e cila nisi e lirë dhe e drejtë, tashmë është grabitur nga Basha, Berisha, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta.

“Protesta e ditës së parë ishte një protestë e nisur nga zëra qytetarë të paangazhuar politikisht. Por protesta tashmë ëhstë grabitur nga politikanët e së keqes në Shqipëri.Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Ilir Meta e Sali Berisha janë tashmë grabitësit e protestës e cila nisi si një protestë e drejtë, për të ngritur zërin kundër një akti që prokuroria e vendit e ka cilësuar kriminal, është marrë i pandehur punonjësi e policisë ndërsa gjykata vijon procesin ndaj tij.Ndërkohë shqiptarët nuk kanë harruar se kur Sali Berisha dhe Ilir Meta dhe Ministri i Brendshëm i asaj kohe, vrisnin qytetarë bashkë në bulevard, urdhrat e prokurorisë për vrasësit nuk ekzekutoheshin, madje vrasësit merreshin në mbrojtje dhe gradoheshin. Lulzim Basha u gradua nga Sali Berisha për vrasjet në bulevard.Në këtë këndvështrim, për të qenë korrekt me përgjigjen, dua të them se protesta qytetare tashmë është grabitur nga opozita e Ilir Metës dhe Sali Berishës. Tashmë kemi të bëjmë me akte dhunë, huliganizëm dhe vandalizëm.

Balla tha se është e qartë se edhe në rrethe protestat po organizohen nga Partia demokratike. Ai paralajmëroi se SPAK shumë shpejt do të godase edhe vandalizmin opozitar.

Ju jeni dëshmitarë që edhe në Elbasan pati një tentativë për protestë e cila u organizua nga Partia Demokratike. Në Shkodër organizimi është nga Partia Demokratike e në qytete të tjera po ashtu.Dhuna po sponsorizohet dhe paguhet nga paratë e korrupsionit të pandëshkuar të Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Sali Berishës e Lulzim Bashës. Prandaj dua t’ju them që këto akte dhune nuk kanë ndodhur kurrë në 30 vite. Nuk janë sulmuar kurrë në Shqipëri sinjalistika rrugore, të digjen kazanët e mbetjeve, apo selitë e partive. Ky është frymëzim që vjen nga paratë e korrupsionit.Por ne e kemi thënë, sa më shumë do të vijnë dhimbjet nga goditjet e SPAK-ut, aq më shumë do të rritet vandalizimi i politikës se politikanëve të së keqes. Aq më shumë jep SPAK-u rezultatet e veta, aq më shumë rënkon katërshja e politikanëve të së keqes në Shqipëri.”

Taulant Balla shtoi se policia po bën vetëm detyrën.

“Policia shqiptare po mbron pronën publike. Po mbron institucionet në këtë vend dhe jemi në kushtet ku kemi një numër të konsiderueshëm punonjësish policie të dëmtuar nga goditjet e adoleshentëve dhe jo vetëm.Shpreh solidaritetin me punonjësit e policisë të dëmtuar dhe familjet e tyre sepse ata janë në shërbim të komunitetit. Janë më shumë se 200 punonjës policie në këto 30 vite, të cilët kanë humbur jetën, në përpjekje me bandat.Përsa i përket rastit tragjik të 25 vjeçait, ne këmi vendosur një standard, me një akt moral të dorëheqjes së Ministrit të Brendshëm.Dorëheqja e Ministrit është akt moral dhe standard politik, kërkesa për dorëheqjen e Drejtorit të Policisë është një inspirim që vjen nga selitë e PD dhe LSI.”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet