Laçi kërkon të mbajë të ndezur ëndrrën titull, ose minimalisht të sigurojë sërish pjesëmarrjen në kupat e Europës.
Pas largimit të Armando Cungut, dhe një aventure po aq të shkurtër me Stari Nicën, kurbinasit kanë vendosur t’i besojnë stolin Shpëtim Duros. Pas negociatave të gjata, Duro ka pranuar ofertën e presidentit Laska.
Bardhezinjtë kanë zyrtarizuar këtë marrëveshje me anë të një komunikate për mediat. Duro do të debutoj në stolin e Laçit këtë të diel në transfertë përballë Teutës.