Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Zvicra ashpërson masat antiCovid, restorantet dhe baret të mbyllura pas orës 19:00

Qeveria zvicerane ka ndërmarrë një sërë masash shtesë për frenimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit.

Mësohet se restorantet dhe barët do mbyllen në orën 19:00 në pjesën më të madhe të vendit, ndërkohë që në zonat ku rastet janë më të pakta, aktivitetet e këtyre bizneseve do të lejohen deri në orën 23:00.

Një tjetër masë është dhe kufizimi i aktiviteteve kulturore, ku nuk lejohet grupimi me më shumë se 5 persona.

Në 24 orët e fundit u raportuan 5,136 raste të reja dhe 106 vdekje në Zvicër.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet