Të shtëna me armë dyshohet të jenë regjistruar pranë një lokali në Vlorë.
Të shtënat janë dëgjuar në lagjen 24 maji. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e mundshme të ngjarjes.
Burime nga policia konfirmojnë se dyshohet për të shtëna në ajër.
Po ashtu, dyshohet se shkak për të shtënat është bërë një grindje mes disa personave në lokal.
Ndërkohë, policia ka shoqëruar disa persona.
Vijon…