Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rritja e infektimeve me COVID-19, mbingarkohen spitalet në Belgjikë

Belgjika regjistroi në afrim të festave të Krishtlindjeve një ndalim të kontaminimeve dhe shtrimeve në spital lidhur me koronavirusin, por ka ende një nivel shumë të lartë dhe të rrezikshëm, theksuan sot autoritetet shëndetësore.

Ato bënë gjithashtu thirrje për kufizimin sa më shumë të kontakteve në ambientet e brendshme, ku virusi përhapet më lehtë.

“Gjatë javës së kaluar, vendi me 11,5 milionë banorë regjistroi mesatarisht 2.165,3 infeksione të reja, një rënie prej vetëm 2% në raport me javën e mëparshme”, sipas të dhënave zyrtare.

“Në fakt, kontaminimet e reja nuk janë ulur pothuajse në më shumë se dy javë”, theksoi në një konferencë shtypi Steven Van Gucht, një nga zëdhënësit e autoriteteve për këtë krizë.

Përsa i përket shtrimeve në spital, Belgjika vazhdon të regjistrojë rreth 200 në dirë edhe pse numri i shtretërve të zënë është përgjysmuar që nga piku i pandemisë në fillim të nëntorit. Ngarkesa e spitaleve mbetet ende shumë e lartë”, theksoiu Van Gucht.

“Ndryshe nga Holanda ose Gjermania, për fat të mirë ende nuk shohim një rritje të re të përgjithshme”, por për fat të keq niveli aktual është ende shumë e lartë dhe i rrezikshëm”, shtoi virologu.

Belgjika regjistroi sot 600 397 raste me COVID-19 dhe 17 692 të vdekur, sipas Institutit të Shëndetit Publik Sciensano.

Që prej gjashtë javësh vendi është përballur me një kufizim të pjesshëm si pasojë e valës së dytë të COVID-19 që ka goditur vendin.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet