Rriten rastet me Covid-19, Franca vendos orë policore

Bota
Rriten rastet me Covid-19, Franca vendos orë policore

Franca do të shtyjë rihapjen e qendrave kulturore dhe do të vendosë orë policore, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Kryeministri Jean Castex tha se normat e infektimit nuk janë duke rënë me ritmin që ka shpresuar qeveria, pas vendosjes së masave të izolimit në fund të tetorit. Më 15 dhjetor e do të nisë ora policore nga ora 20:00 deri në 06:00.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Masa nuk do të hiqet për Vitin e Ri, për të parandaluar tubimet e mëdha. “Nuk jemi ende në fund të kësaj vale të dytë dhe nuk do t’i arrijmë objektivat e vëna për 15 dhjetor”, tha kryeministri Castex në një konferencë për media.

“Duhet të mbetemi të përqendruar dhe ta gjejmë rrugën gjatë javëve të ardhshme”, tha ai. Muzetë, kinematë, teatrot dhe vendet sportive, që pritej të rihapeshin të martën, do të qëndrojnë të mbyllura edhe për tri javë.

ME TE LEXUARAT