Rama nga QSUT: Një efektiv rrezikon të humbasë dritën e syrit, polici do dënohet sipas ligjit

Politikë
Rama nga QSUT: Një efektiv rrezikon të humbasë dritën e

Kryeministri Edi Rama në një prononcim për mediat pak pasi vizitoi policët e plagosur gjatë protestave që ndodhën në kryeqytet për vrasjen e Klodian Rashës, deklaroi se kjo lokuni nuk ka të bëjë me lirinë dhe demokracinë.

Duke komentuar protestën dhe sjelljen e protestueve, Rama tha se një efektiv policie rrezikon që të humbasë dritën e syrit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ashtu ai tha se polici që qëlloi jashtë çdo kompetence ndaj të riut 25-vjeçar do të marrë dënimin e merituar.

“Efektivi i policisë rrezikon të humbasë dritën e syrit, pranë prindërve, bashkëshortes, ndërkohë që një lukuni e dalë nga nuk e di se ku ka marrë përsipër të nxjerrë sytë e policëve të shtetit dhe ti fusë gishtat në sy publikut shqiptar, qytetarëve e familjeve shqiptare për çfarë, për pushtetin.

Nuk është absolutisht në asnjë rast, në asnjë mënyrë kjo lukuni e lidhur me asgjë që ka të bëjë me lirinë, me demokracinë, me drejtësinë dhe nuk ka asnjë lidhje dhe asgjë që ka të bëjë me dhimbjen dhe tronditje e qytetarisë shqiptare kur morën lajmin e humbjes tragjike të jetës së këtij djali 25-vjeçar nga reagimi disproporional i të drejtës për të përdorur forcë i një efektivi.

Sot efektivi ishte para trupit gjykues, e patë e dëgjuat. Madje nuk bëri asnjë përpjekje për të ndërtuar asnjë alibi për atë që bëri. Ka të drejtë të ketë procesin e vet gjyqësor, dhe do të dënohet sipas ligjit. Ministri Lleshaj, tregoi moral, i cili dha një shembull fisnikërie.

Pa pasur asnjë faj. Ato dhjetra, bëni mirë që ti shihni dhe ti evidentoni dhe të mos i evidentoni. Me dhjetra janë punonjës të policisë që kanë ardhur në spital.

Këtu është një sa për një mijë që po humbet dritën e syve. Kush del në protestë ka të drejtën e zotit dhe të vetë që ka indinjuar të gjithë. Por nuk ka të drejtë që t’i prekë shtetit asnjë fike floku. Policia e shtetit nuk është një lokuni”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT