Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Qeveria e re e Malit të Zi braktis alfabetin latin dhe rikthen atë cirilik

Qeveria më e re e Malit të Zi, përkundër vendimit se është për integrim perëndimor, vendimin e parë që ka bërë, është braktisja e alfabetit latin dhe rikthimin e atij cirilik.

Siç njoftojnë mediat malazeze, Ministria e Arsimit sapo ka ndryshuar titullaren e saj, ka ndryshuar coverin në profilin e saj në Facebook, duke vendosur alfabetin që përdoret nga serbët.

Ndryshimi erdhi vetëm tre ditë pasi ministrja e re, Vesna Bratiç, mori detyrën pas zgjedhjes së qeverisë së re të Malit të Zi.

Megjithëse alfabeti cirilik renditet nga Kushtetuta e Malit të Zi si një nga dy verzionet zyrtare, gjithë këto vite prej 1990 shumë rrallë është përdorur në versionin zyrtar, si një shenjë e orientimit Perëndimor të Podgoricës.

Ministria e Arsimit tani drejtohet nga Vesna Bratiç, një serbe e Malit të Zi dhe udhëheqëse e koalicionit filoserb.

Ajo u zgjodh kryetare e OJQ “Ne nuk do ta japim Malin e Zi”, një organizatë pranë Kishës Ortodokse Serbe që si bazë ka qendrësen e serbëve në këtë vend.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet