Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Protestat për vrasjen e Klodian Rashës, policia procedon penalisht 7 persona në Bulqizë

Edhe qyteti i Bulqizës është përfshirë në valën e protestave për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv policie orët e para të 8 dhjetorit.

Policia njofton se janë proceduar penalisht 7 persona. Këta shtetas kanë protestuar në mënyrë të paligjshme dhe nuk janë bindur urdhërave të punonjësve të policisë për tu shpërndarë.

Njoftimi i policisë/ Bulqizë

Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, dhe nuk i’u bindën urdhërit të punonjësve të policisë, procedohen penalisht 7 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë, në përfundim të veprimeve të kryera, në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e djeshme, përpara godinës së Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:

A. T., 24 vjeç; D. C., 22 vjeç; D. Gj., 24 vjeç; E. B., 20 vjeç; O. D., 20 vjeç; P. T., 48 vjeç; A. SH., 20 vjeç; banues në Durrës e Bulqizë.

Shtetasit e lartpërmendur, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme dhe nuk janë bindur urdhërave të punonjësve të policisë për tu shpërndarë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet