Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Protestat për vrasjen e Klodian Rashës, OSBE: Përmbahuni nga dhuna

“Ligjshmëria dhe rendi publik janë në themel të demokracisë dhe shtetit të së drejtës”.

Kështu deklaron ambasada e OSBE-së në Tiranë në një reagim për vrasjen e të riut Klodian Rasha dhe protestat që mbahen prej tre ditësh jo vetëm në kryeqytet.

OSBE bën thirrje për përmbajtje nga çdo lloj dhune, në mënyrë që të lejohet ligji të veprojë.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri shpreh keqardhjen e saj të thellë për vdekjen e Klodian Rashës dhe besimin se ajo do hetohet si duhet.

Mendimet dhe lutjet tona janë për familjen e tij. Tani, ne bëjmë thirrje për përmbajtje nga çdo lloj dhune dhe që të lejohet ligji të veprojë”, deklaron OSBE.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet