Protesta e tretë për vrasjen e Klodian Rashës, 900 policë në terren

Aktualitet
Protesta e tretë për vrasjen e Klodian Rashës, 900 policë

Ndryshe nga dy ditë më parë, protesta e sotme do të ketë pikënisjen e saj para Kryeministrisë.

Qytetarët duket se nuk do të ndalen në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili u qëllua për vdekje me armë nga një punonjës policie. Tubimi është paralajmëruar që të nisë në orën 18:00.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pasi kërkuan dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, për të cilin e arritën qëllimin pasi hoqi dorë nga kjo detyrë, protestuesit kërkojnë largimin e kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut.

Mësohet se në terren ditën e sotme do të ketë më shumë forca policie, krahasuar me një ditë më parë. Konkretisht, për t’ju paraprirë çdo lloj situate, në terren do të jenë 900 punonjës policie.

Kujtojmë se dje për 4 orë qytetarë të shumtë u grumbulluan në pika të ndryshme të qendrës së Tiranës ku thyen xhama apo qëlluan institucionet kryesore në Bulevard, si dhe prishën disa sinjalistika rrugore apo reklama në rrugë.

Po ashtu, ata në shenjë inati kundër qeverisë, bllokuan rrugët dhe iu vunë flakën disa kazanëve me mbeturina.

ME TE LEXUARAT