Profesori amerikan: Çfarë duhet të bëjmë për t'i shpëtuar Covid-19 në Krishtlindje

Bota
Profesori amerikan: Çfarë duhet të bëjmë për

Erin Bromage, profesor biologjie në UMass Dartmouth, i ka këshilluar amerikanët që të mos mblidhen në grupe të mëdha për Krishtlindje, edhe pse kjo lloj këshille nuk u ndoq gjatë Ditës së Falenderimeve.

“Duhet të qëndroni vetëm më rrethin e ngushtë familjar apo me një grup njerëzish me të cilët keni qenë në kontakt për 10 ditët e fundit,” tha ai në një intervistë për CNN.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Mund të na presë një situatë më e rëndë se ajo e Ditës së Falenderimeve, shumë më e rëndë. Dhe, tani rreziku është akoma më i lartë, tha Bromage.” Mund t’ia keni hedhur gjatë Ditës së Falenderimeve, pasi ndoshta nuk u infektua asnjë prej familjes suaj. Nëse e bëni serish, shanset janë që ta sillni virusin në shtëpi.”

Më tej Bromage shpjegoi se nga virusi nuk mund të na shpëtojë vetëm një barrierë e vetme, sipas tij, maska duhet kombinuar me distancë socialie dhe me ajër të ventiluar mirë.

ME TE LEXUARAT