Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Pritet zyrtarizimi i ministrit të brendshëm, Rama bën lëvizjen e papritur, ja kë po takon në Kryesi

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pak minuta më parë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku eshte takuar me kreun e parlamentit Gramoz Ruçi.

Takimi mes Ramës dhe Ruçit vjen në një kohë kur të gjithë presin emrin e ministrit të ri të brendshëm, pas dorëheqjes së dhënë nga ana e Sandër Lleshajt.

Disa emra që qarkullojnë tashmë në rrethin e ngushtë të gazetarëve, ku shumë shprehen se zgjedhja e Ramës për të qetësuar turmën do të jetë ajo e një femre në krye të rendit.

Në liste qendron Elisa Spiropali, Mimi Kodheli, por nuk përjashtohet as lëvizja paralele e Olta Xhaçkës, nga Mbrojtja te Ministria e Brendshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet