Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Policë dhe protestues të lënduar/ Në spital janë trajtuar 5 të rinj dhe 20 efektivë të rendit

Protestat e së mërkurës dhe të enjtes kanë patur të lënduar nga të dy palët, si nga të rinjtë që protestonin por edhe efektivët e policisë të cilët ishin në krye të detyrës këto dy ditë.

Ekipi i mjekëve të urgjencës në Spitalin e Traumës në Tiranë kanë ofruar ndihmë mjekësore deri në orët e vona. Në urgjencë janë paraqitur 5 të rinj dhe 20 policisë. Por fatmirësisht, sipas zv. drejtorit të Spitalit të Traumës, Vrenoz Hodaj, kanë qenë lëndime të lehta me përjashtim të një efektivi të policisë, i cili vijon të jetë i shtruar në spital, për shkak se ka pësuar një frakturë të kërcirit.

Ndërkohë që një tjetër efektiv policie, i cili ka dëmtime të rënda në sy është duke u trajtuar në spitalin francez në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet