Pesë futbollistë duan largimin e Messit nga Barcelona

Sport
Pesë futbollistë duan largimin e Messit nga Barcelona

Lionel Messi ka më shumë mospërfillës se sa miq në dhomat e zhveshjeve të Barcelonës, diçka që është e njohur nga të gjithë.

“Pleshti” ka fituar shumë, por nuk ka qenë një udhëheqës shembullor, duke mos mbështetur shokë kur kishin nevojë.

Një gjë e tillë u demonstrua edhe në verë, kur kërkoi zgjidhjen e kontratës me klubin. Një tradhti që jo të gjithë tifozët e falin dhe që mund ta harrojnë.

Mënyra se si ai kërkoi largimin përmes një fax, nuk u prit aspak mirë nga shokët e tij. Një pjesë e skuadrës, posaçërisht 7 futbollist sipas “Don Balon” besojnë se e mira do të ishte shitja e tij. Duke parë performancën e argjentinasit, mund të thuhet se kanë pasur të drejtë.

I pari, i cili dihet prej kohësh është Antonie Griezmann, i cili ka pasur jo pak herë edhe fërkime publike me të. Një arsye është edhe sepse francezi kërkonte që të merrte numrin 10 me largimin e tij. Jo vetëm për shkak të problemeve personale, por edhe sepse nuk e kuptojnë njëri-tjetrin në fushë.

Lojtari tjetër është Marc Andre Ter Stegen, i cili në një intervistë të dhënë pak kohë më parë, nuk ka pasur asnjë marrëdhënie me 6 herë fituesin e “Topit të Artë”.

Edhe talenti i ri Riqui Puig shpreson që “La Pulga” të largohet menjëherë. Duke vazhduar me listën e lojtarëve që dëshirojnë largimin e tij, mund të gjejmë edhe Ansu Fatin, të cilin Messi nuk e ka trajtuar aspak mirë në 6 muajt e fundit.

Argjentinasi nuk e duron dot faktin, kur lavdërohen futbollistë të tjerë si xhevahiri spanjoll, i cili në fakt është vetëm 18 vjeç. Përveç kësaj, këtë verë tradhtoi babanë e tij, Jorge Messi, duke shkuar te Jorge Mendes.

Dhe së fundmi është edhe Coutinho, me të cilin gjithashtu ka pasur disa herë fërkime.

ME TE LEXUARAT