Pak para protestës, makina e Edi Ramës largohet nga Kryeministria

Aktualitet
Pak para protestës, makina e Edi Ramës largohet nga Kryeministria

Në orën 18:00 është lajmëruar protesta e radhës mbrëmjen e sotme. 20 minuta nga tubimi makina e kryeministrit u largua nga selia e qeverisë.

Ndryshe nga dy tubimet e tjera, mbrëmjen e sotme është caktuar që të mbahet përpara Kryeministrisë, pasi ministri i Brendshëm u dorëhoq. Por jo vetëm vendi, edhe kërkesat kanë ndryshuar.

Tashmë protestuesit, të organizuar në rrjetet sociale kërkojnë largimin e drejtorit të policisë së shtetit, Ardi Veliu.

Kërkesës së grupit të qytetarëve, kreu i qeverisë iu përgjigj prerë; nuk do të realizohet kurrë. Tashmë mbetet për t’u parë se cfarë do të ndodhë në vijim, teksa masat e policisë janë të forta.

Në dy protestat e para, të mërkurën dhe të enjten nuk kanë munguar përplasjet mes policisë dhe protestuesve, të cilët thyen xhamat e Kryeministrisë, disa institucioneve në bulevard, u vendosën flakën disa koshave të plehrave, ndërsa efektivët e forcave speciale disa prej tyre i dhunoi duke i goditur me shkopinj gome në kokë.

Protestat pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nuk mbajtur vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të vendit, mes të cilave në Korçë ku janë shënuar disa incidente.

ME TE LEXUARAT