Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Nuk i ndahen biznesmenit, i vendoset tritol brenda tre javësh pallatit në ndërtim

LEZHË – Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar pak pas mesnatës së djeshme në Shëngjin, pranë një objekti në ndërtim.

Ngjarja ka ndodhur në orën 00:10 tek ‘Rana e Hedhun’ në një objekt në ndërtim në pronësi të Liman Gjokës, 56 vjeç banues në Tiranë.

Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.Sasia e lëndës plasëse ka qenë e konsiderueshme pasi ka shkaktuar dëme në disa kolona të ndërtesës.

Kjo është hera e 2-të e shpërthimit në objektin në ndërtim të Gjokës. Kujtojmë që dhe në 20 nëntor është regjistruar një tjetër shpërthim me lëndë plasëse pranë këtij objekti ku sërish ka pasur vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet