Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Një telefonatë nxori vëllezërit Olldashi nga shtëpia më 7 dhjetor! U morën në një makinë dhe…

MALIQ
Mësohet detaje të reja nga vrasja e vëllezërve Olldashi në Maliq.

Sipas burimeve për gazetaren Lorena Kodra, ka qenë një telefonatë që ka nxjerrë nga shtëpia në Pogradec dy vëllezërit me të shkuar kriminale në datnë 7 dhjetor, datë që korrespondon dhe me ditën që kur ata nuk kanë humbur kontaktet dhe nuk janë kthyer më në banesë.

Për këtë policia, sipas burimeve të siguruara ka sekuestruar disa telefona përfshi edhe të të njohurve të tyre. Dyshohet se vëllezërit janë marrë në një makinë më 7 dhjetor pasi kanë dalë nga shtëpia me të cilën kanë udhëtuar deri tek vendi i ngjarjes në fshatin Zvirinë të Maliqit, aty ku mendohet se dhe janë ekzekutuar.

E gjithë kjo edhe për grupin e hetimit lidhet me gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes. Deri tani nuk ka një pistë të fortë që mund ta çojë grupin e hetimit tek motivi si dhe autorët e këtij krimi makabër. Policia ka shoqëruar disa persona nga Pogradeci dhe Maliqi por deri tani grupi i hetimit nuk ka shkuar tek autorët.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet