Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kur vret policia! Protestat e mëdha nëpër botë, nga Franca deri në SHBA

Tetorin e vitit 2005, Parisi e më tej, edhe qytete të tjera të Francës do të përfshiheshin nga të rënda në dekada të tëra.

Përgjatë tre javësh sulmesh te dhunshme, djegiesh të makinave e ndërtesave publike dhe kaosi, pjesëmarrësit kryesisht shtetas me origjinë afrikane e arabe, shfrynë të gjithë pakënaqësinë e akumuluar për margjinalizimin e bërë ndër vite. Gjithçka nisi në 27 tetor Clichy-sous-Bois, ku policia po hetonte një grabitje të mundshme në një zonë ndërtimi, dhe një grup të rinjsh atje u larguan me vrap për të shmangur marrjen ne pyetje. Tre prej tyre tentuan të fshiheshin në një nënstacion elektrik; dy vdiqën në vend pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike. Edhe pse policia nuk pati drejtpërdrejt faj në episodin fatkeq, ajo u kthye në shënjestrën e zemëratës popullore, që shënoi kulmin e pakënaqësive të hershme të lidhura me papunësinë e madhe sidomos me atë të të rinjve. Pasuan tre javë dhune që u shtri dhe në qytete të tjera të vendit. Gjendja e jashtëzakonshme në 8 nëntor. Si rezultat i protestave në Banlieu, u dogjën më shumë se 8000 automjeteve e përfunduan në pranga 2,760 vetë.

Dhjetorin e vitit 2008, 15-vjeçari Alexandros Grigoropoulos u vra gjatë një proteste prej një efektivi të forcave speciale ne lagjen Ekxarkia të Athinës. Ky moment, u kthye në shkëndijën e protestave te dhunshme dhe tubimeve gjigante, të cilat përsëritën çdo vit në një të njëjtën datë në vendin fqinj. Demonstratat dhe trazirat shpejt u përhapën dhe në qytete të tjera përfshirë Selanikun. Tubime solidariteti pati edhe jashtë kufijve të Greqisë, të shoqëruara në mjaft raste edhe me përplasje të forta me policinë. Vrasja e Grigoropoulos pati jehonë në 70 qytete të botës, përfshirë ato më të mëdhatë si Brukseli, Amsterdami, Berlini, Këlni e Frankfurti, Parisi, Barcelona, Kopenhageni, Roma, Londra e deri në Siberi. Gazeta Kathimerini i quajti trazirat e asaj kohe si “më të rëndat që kishte parë Greqia që prej rivendosjes së demokracisë në vitin 1974”. Edhe në atë rast, shkëndija për këtë valë indinjate qe vrasja e të riut, por ajo u ushqye nga ndjenja të forta pakënaqësi sidomos në mesin e brezave të rinj që lidheshin me problemet ekonomike të vendit.

Vrasja e afroamerikanit George Floyd majin e këtij viti nga një polic i bardhë shkaktoi protesta në mbarë botën kundër brutalitetit policor dhe racizmit. Derek Chauvin peshoi për 9 minuta e gjysmë mbi fytin e 46-vjeçarit të shtrirë në tokë me duart e lidhura pas shpine me pranga. Floyd ankohej se nuk merrte dot frymë, por Chauvin nuk lëvizi nga vendi ndërsa tre kolegë të tij nuk lejonin kalimtarët të afroheshin. Protesta masive nisën një ditë pas ngjarjes së rëndë në Minneapolis e u shpërndanë në mbarë Shtetet e Bashkuara, e më tej, edhe nëpër botë. Në më shumë se 2000 qytete në 60 vende të ndryshme, njerëzit dolën në rrugë për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj lëvizjes Black Lives Matter. Vlerësohet se 15 deri në 26 milionë vetë morën pjesë në demonstrate në SHBA, çka i bëri ato më të mëdhatë në historinë e vendit. Protestat vazhduan deri në fillim të nëntorit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet