Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Kur flet edhe ti që…”, Einxhel Shkira bën paqe me Stresin: Më telefonoi babai i tij

Protesta për vrasjen e Klodian Rashës, ka nxehur gjakrat.

Një ndër sherret me të bujshme gjatë këtyre 3 ditëve ka qënë ai mes Stresit dhe Einxhëll Shkirës, i cili shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale.

Pas përplasjes dhe ofendimeve në distancë me Stresin, Shkira ka dhënë një reagim të parë lidhur me ç’ka ndodhur pas kundërpërgjigjes së saj.

Ajo ka bërë me dije se ka zgjidhur debatin me Stresin falë telefonatës, Sali Lushajn. Sipas saj, ai ka kërkuar ndjesë për veprimin e nxituar të të birit, duke i “fituar zemrën” moderatores.

“Unë pata një telefonatë shume dashamirëse me babain e Stresit,një zotëri shumë i edukuar dhe i mirëkuptueshëm, i cili më kerkoi ndjesë për veprimin, të nxituar apo të pamenduar që shqetësoi të dyja palët dhe thellësisht familjen time.

Një prind e di më mirë se kushdo sa të dhemb kur preket fëmija,sidomos vajza. E pranova faljen e tij dhe e falenderoi për qytatarinë dhe urtësinë që tregoi e cila besoj ka reflektuar dhe në tërheqjen e atyre fjalëve të rënda nga ana Stresit.

Pasi me rëndësi është të jemi të gjithë në paqe me veten dhe të tjerët që na rrethojnë!”- tha ajo.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet