"Jam me nerva", Stresi shfaqet sërish nga arratia, shpërthen në të shara kundër Ramës

Showbiz
"Jam me nerva", Stresi shfaqet sërish nga arratia, shpërthen

Reperi Arkimed Lushaj i njohur ndryshe si "Stresi" ka shpërthyer me të shara ndaj kryeministrit Edi Rama nga arratia.

I shtrirë në krevat ai është futur live në Instagram, ku dhe ka kërkuar largimin e kreut të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kanë e kanë shumë lehtë me dalë aty me thënë shkarkova këtë dhe shkarkova atë. E kemi të vetmin shans në jetë me vendosur fatin tonë. Të paktën do të jetë një mësim i madh për policinë shqiptare.

Kam video, nuk kam publikuar asgjë, po pres me ua plasur pas protestës në darkë.

Kemi me i parë videot e tjera, janë shumë të vështira me i parë ca bën policia me njerëzit në Tiranë. Jam shumë dakord që policët nuk janë të gjithë njëlloj. Kur bën gabime dhe si kthen dot njerëzit lëri dhe ik ca do më. I pari që duhet të jepte dorëheqjen ishte Ardiu Veliu.

Unë nuk jam për me djeg Tiranën dhe as një, nuk jam me djeg, por ashtu shkoi situata u dogj. Shumë kanë hedhur baltë mbi mua” deklaron ai në rrjetet sociale.

Policia prej dy ditësh e ka shpallur në kërkim, por Stresi duket i qetë në krevat,

“Jam këtej nga origjina ime, jam duke parë lajmet, kam mbetur si gjyshi. Jam me nerva. Klodianin e kam takuar dy tre herë, nuk ka pasur njeri më të mirë, i dashur” thotë ai.

https://youtu.be/RIXdM9oe2_U

 

ME TE LEXUARAT