I shpallur në kërkim prej dy ditësh, Stresi del në video live dhe shan Ramën

Aktualitet
I shpallur në kërkim prej dy ditësh, Stresi del në video

Reperi Stresi ka reaguar me tone të ashpra dhe me fjalë fyese ndaj kryeministrit Edi Rama me anë të një video live në Instagram. Ndërsa më parë ka bërë thirrje që do ti vejë flakën Tiranës, thotë se nuk është për të djegur por ashtu shkoi situata.

Stresi nuk i kursen aspak ofendimet ndaj Ramës, ndërkohë që është shpallur në kërkim që prej të mërkurës (9 Dhjetor) pasi mori pjesë në protestën që u organizua për vrasjen e 25-vjecarit Klodian Rasha nga një efektiv i policisë.

“Kthejini njerëzit prej vorri. Po atëherë si kthen dot njerëzit prej vorri, po ik pra të q**sha motrën, leje këtë pushtet. Unë nuk jam për të djegur Tiranën, as Shkodrën, as Vlorën, as Sarandën, as Tropojën e as Kukësin, unë nuk jam me djeg o vëlla, por ashtu shkoi situata, u dogj.

Shumë kanë hedhur baltë mbi mua, jeni duke shkatërruar qytetin. A ka shkatërrim më të madh se jeta e robit? A krahasohet jeta e robit? Ka dalë kryeministri në intervistë e ka thënë po shkatërrojnë ato që kemi ndërtuar me mund.

Po cfarë ke ndërtuar me mund o ty të shkërdheftë mundi robt, more kurvë mashkull, more kryeministër, more pederast, more gay, ke dalë lakuriq e ke akuzuar babën tat që djali s’është i jemi. A e kupton cfarë kryeministri je ti? A e kupton? Është për të të ardhur keq”, tha Stresi.

ME TE LEXUARAT