Lajm i trishtë na vjen nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’.
Ka mbyllur sytë përgjithmonë pasi ishte i infektuar me koronavirus, prof. Dr Selim Luku, një prej pedagogëve më të vjetër në Universitetin e Bujqësor të Tiranës në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare.
Luku është autor i një sërë tekstesh si ai i Histologjisë, Anatomisë, Fiziologjisë, Atlaseve të Anatomisë, artikujve shkencorë brenda dhe jashtë vendit, monografi si dhe broshura në drejtimin e Mjekësisë Veterinare.
Profesor Luku pas daljes në pension pati një rendiment të lartë në prodhimin e librave të fushës së tij.