Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Hetimet/ Prokuroria nxjerr zbuluar Policinë: Klodian Rasha vdiq në vend, policët kërkuan ambulancë

Zbulohem detaje interesante nga dosja e vrasjës së Klodian Rashës, ndërsa në Gjykatën e Tiranës pas pak minutash do të jepet masa e sigurisë ndaj efektivit që qëlloi ndaj tij.

Burime nga grupi hetimor kanë thënë se arma që është gjetur nga ana e Policisë pas ngjarjes, dhe që dyshohet se i përket Rashës ka qenë në një pellg me ujë në afërsi të Drejtorisë së Doganave, disa metra larg vendit të ngjarjes. Fakti që ajo ka qenë në një pellg me ujë e bën më të vështirë identifikimin e gjurmëve të gishtave, nëse ajo i përkiste apo jo të riut që u vra, dhe për këtë shkak eksperiza e saj pritet të dalë në ditët në vijim.

Ndërkohë që sa i takon dosjes hetimore ajo ka përplasje të mëdha me njoftimin e Policisë së Tiranës pas ngjarjes, duke nisur që nga ora kur ka ndodhur vrasja, deri te fakti që i riu ka vdekur në vend dhe jo në spital, siç deklaronin në njoftim blutë e Tiranës.

Salla operative është lajëmruar nga dy efektivët rreth orës 01:09 minuta dhe tre minuta më vonë kanë kërkuar ambulancë, pa dhënë asnjë arsye se pse ajo u duhej. Në orën 01:14 është komunikuar për një person të vdekur, çka bie ndesh me njoftimin e policisë, që thuhej se viktima ishte vrarë në orën 01:45 minuta, dhe se ka ndërruar jetë në spital dhe jo në vendin e ngjarjes.

Lidhur me hetimet, ato janë duke u bërë në mënyrë intesive qoftë nga SHÇBA, qoftë edhe nga prokuroria e Tiranës, ndërsa një interes të madh për këtë çështje kanë pasur drejtuesit më të lartë të institucioneve, duke përfshirë edhe vetë drejtuesen e prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj.

Sipas mjekëve në spitalin e Traumës, vdekja e të riut është shënuar në orën 01;24 minuta, shumë më herët se nga raportimi i Policisë. Pritet që efektivit të Shpiponjave ti konfirmohet masa e sigurisë arrest me burg, siç ka qenë dhe kërkesa e prokurorisë së Tiranës./faxweb

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet