Greqia lehtëson masat për festat e fundvitit, ndryshon edhe ora policore

Bota
Greqia lehtëson masat për festat e fundvitit, ndryshon edhe ora

Greqia do të ndërmarrë disa masa lehtësuese përgjatë periudhës së Krishtlindjeve, deri në datën 7 janar.

Ka qenë zëdhënësi i qeverisë greke ai që i ka bërë me dijeni masat në fjalë, teksa ndodhej në një konferencë më ministrin e Zhvillimit. Kështu nga e hëna do të hapen floktoret, libraritë dhe shërbimet teknike të automjeteve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë ditën e Krishtlindjeve do të hapen kishat dhe ditën e Ujit të Bekuar, pra më 6 janar kishat e vogla dhe 25 mitropolite.

Po kështu, ora policore nga 21.00-5.00 ka ndryshuar në 22.00-5.00. Gjithashtu do të çelin dyert dyqanet e pakicës, por vetëm duke i blerë në mënyrë elektronike mallrat dhe duke e marrë produktin jashtë derës së dyqanit.

ME TE LEXUARAT