Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Gazetarja kaloi Covid-19: Pësova shok 11 ditë pas infektimit

Gazetarja e njohur Fjodora Fjora ka qenë e ftuar në emisionin “Historia ime” për të rrëfyer për eksperiencën e saj gjatë infektimit të Covid-19 dhe si arriti ta përballojë duke qenë e vetme. Ajo ka treguar momentin më të vështirë, në ditën e 11, ku pësoi një shok pasi rezultatet e një analize i dilnin sërish shumë të larta.

Mirela Milori: E pate të lehtë të menaxhoje ndonjë krizë paniku që të kap sepse ke qenë e mbyllur?

Fjodora Fjora: Në datën e 11 ose 12 më duhet të bëja një analizë të dytë e cila fatkeqësisht doli gabim dhe u mor vesh që ishte gabim, por ai momenti i marrjes gabim të asaj analize, ndoshta kishte të bënte dhe me datën 11-12 që thonë që është pak e vështirë, unë pësova një kresh të madh emocional, pësova një shok sepse më dilte një rezultat shumë i lartë, kur në fakt nuk ishte dhe unë në trupin tim e ndjeja që nuk ishte ashtu.

Por mendoj që dhe laboratorët dhe fluksi i madh i njerëzve që është këtë kohë dhe presioni që gjenden infermierët dhe spitalet private. Por edhe paratë që paguan, nuk ka rëndësi fare kjo, fluksi është kaq i madh sa do të doja ti vija faj por nuk mund t’i vë faj sepse janë gjëra njerëzore që ndodhin. Megjithatë për mua ishte një frikë shumë e madhe dhe në mbasdite kur mora analizën e dytë, kur mora vesh që nuk e kisha këtë gjë, pikërisht aty erdhi kreshi dhe unë aty u lëshova dhe mbaj mend që kam rënë si në gjumë që nga ora 5:30-6:00 dhe deri në nesërmen 10-11, thjesht isha si në një gjendje transi, çohesha nuk isha shumë e vetëdijshme, ajo ishte një natë e vështirë dhe frika e të ndenjurit vetëm, aty ishte më e dukshme.

Frika e të përjetuarit vetëm Covidin edhe në aspektin se shumë njerëz thoshin që ajo godet papritmas dhe unë herë pas here netëve vija zilen çdo dy orë për të zgjuar veten time, për të qenë e koshiente që isha mirë sepse e ndjeja ndonjëherë panikun e të qenit vetëm. Por fatmirësisht e kalova pa shumë probleme. Nuhatja nuk më ka ardhur 100%.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet