FOTO/ Vrasja e Klodian Rashës, Rama viziton në QSUT policët e lënduar gjatë protestës

Aktualitet

Teksa në orën 18:00 është paralajmëruar që të nisë protesta për të tretën ditë me radhë për vrasjen e Klodian Rashës, kryeministri Edi Rama ka shkuar në QSUT, ku ka vizituar efektivët e plagosur në tubim.

Siç transmetoi live ‘News24’ kreu i qeverisë pas takimit me policët, është ulur në hollin e korridorit, ndërsa bisedon me qytetarë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kujtojmë se dje u plagosën 5 efektivë dhe 2 qytetarë, ndërsa dy netë më herët u plagosën 9 punonjës të policisë së rendit.

Ndonëse protestuesit kërkuan dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj, ky i fundit hoqi dorë nga posti. Por sicc duket qytetarët nuk janë ndalur me kaq, pasi kërkojnë argimin e Drejtorit të Përgjithshëm, Ardi Veliu./BW

ME TE LEXUARAT