Në orën 18:00 të ditës së sotme pritet të rinis dhe dita e tretë e protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.
Dorëheqja e ministrit Sandër Lleshaj duket se nuk i ka përmbushur pritshmëritë e protestuesve të cilët kërkojnë dhe largimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm, Ardi Veliu.
Policia e Shtetit po zhvillon lokalizimin në terren në mbrojtje të institucioneve shtetërore, ndaj të cilave shfryhet mllefi i të rinjve për ngjarjen e rëndë.
Kontrolli po ushtrohet për lëndë plasëse piroteknike, të cilat mund të përdoren nga të rinjtë ndaj uniformave blu.