Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Dhunoi në mënyrë të përsëritur nënën, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë

VLORA
Një 35-vjeçar ësthë arrestuar në Bishan të Vlorës pasi ka dhunuar nënën e tij.

Në fakt, 35-vjeçari e ka dhunuar në mënyrë të përsëritur nënën e tij teksa Policia thekson se tashmë ai është vendosur nën pranga.

Ai akuzohet për ‘’Dhunë në familje’’ dhe çështja i ka kaluar tashmë në dorë Prokurorisë.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Vlorë

Arrestohet në flagrancë një shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje” .

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin N. M., 35 vjeç, banues në Bishan, Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj nënës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet