Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Dëshmitë e efektivëve për vrasjen e Klodjan Rashës/ Kontradikta mes 2 policëve kolegë

Ështe ka arritur të sigurohet dëshmia e efektivit të policisë me iniciale Nevaldo Hajdaraj i cili vrau me armë zjarri 25-vjeçarin Klodjan Rasha, si dhe të kolegut të tij, efektivit me iniciale E.Gj. Në dëshminë e tyre në komisariat, ata kanë treguar të gjithë dinamikën e ngjarjes sipas versioneve të tyre ku janë vënë re dhe kontradikta mes kolegëve.

Një pikë që ata nuk bien dakord, është pasi Nevaldo Hajdaraj nuk ka përmendur në asnjë moment të ketë pasur përplasje fizike me Klodjan Rashën ndërsa kolegu i tij me iniciale E.Gj. thotë se gjatë ndjekjes u konfliktuan.

Sipas efektivëve të policisë ata kanë treguar fillimin e ngjarjes ku gjatë patrullimit në orën 01:10 në rrugën “Dritan Hoxha” (rruga nga sheshi “Shqiponja” drejt “Zogut të zi”) kanë konstatuar një person që po qëndronte pranë një hoteli e duke i bërë thirrje më pas për të verifikuar nëse kishte leje dalje apo jo.

Nevaldo shprehet se i është vendosur në ndjekje të tij pasi Rasha nuk ndalonte vrapin dhe gjatë ndjekjes ka vënë re që 25-vjeçari ka nxjerrë nga brezi një send, në dukje armë zjarri.

Pas disa minutash ndjekje, Nevaldo shprehet se Rasha e ka kërcënuar “mos u afro se do të qëlloj”. Mësohet se efektivi i policisë ka bërtitur “armë” për të sinjalizuar kolegun e tij se 25-vjeçari ka qenë i armatosur.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet