Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Dënoj dhunën ndaj minorenëve dhe gazetarëve”, Basha zbardh takimet me ambasadorët

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit që të ndalë dhunën ndaj qytetarëve që marrin pjesë në protestë.

Përmes një postimi në ‘Twitter’ lideri demokrat thekson me bindje se më 25 prill kjo qeveri do të largohet dhe se me ardhjen e PD-së në pushtet do të vijë dhe shpresa për ndryshim, ndërsa ka dënuar deklaratat e kryeministrit Rama.

Mes të tjerash ai ka zbardhur detaje nga biseda me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar për zhvillimet e fundit në vendin tonë.

MESAZHI I BASHËS

Me 25 Prill ne do ta largojmë këtë qeveri dhe do të sjellim shpresë dhe ndryshim për Shqipërinë. Dënova gjuhën e urrejtjes të përdorur nga kryeministri, si dhe brutalitetin dhe dhunën e policisë ndaj minorenëve dhe gazetarëve.

Përsëris thirrjen për të ndalur brutalitetin e policisë dhe për të garantuar të drejtën e protestuesve për të protestuar të lirë dhe paqësisht.

Sot kam patur disa biseda me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar lidhur me zhvillimet e fundit.

Ndava thirrjen për një hetim transparent dhe drejtësi për vrasjen e Klodjan Rashës, si dhe zbardhjen e përpjekjeve për manipulimin e ngjarjes dhe vënien e përgjegjësve para ligjit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet