Covid-19 në Itali/ 761 viktima dhe mbi 18 mijë të infektuar në 24 orë

Bota
Covid-19 në Itali/ 761 viktima dhe mbi 18 mijë të infektuar

Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 18.727 raste të reja me koronavirus nga 190 mijë testime të kryera ka bërë me dije ministria e Shëndetësisë.

Të dhëna në përmirësim vijnë për sa i përket viktimave, ku në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 761 persona, në krahasim me 887 që ishin një ditë më parë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vijon të ulet numri i personave të shtruar në terapitë intensive dhe repartet e tjera në të gjithë vendin.

Rajoni me numrin më të madh të rasteve ditore vijon të jetë Veneto me 3.883 të infektuar të rinj, më pas është Lombardia me 2.938 raste.

ME TE LEXUARAT