BE do të dhurojë vaksinat për Ballkanin Perëndimor ku përfshihet edhe Shqipëria, këto janë shtresat që përfitojnë

Aktualitet
BE do të dhurojë vaksinat për Ballkanin Perëndimor ku

BE do të dhurojë vaksinat falas për Ballkanin Perëndimor në veçanti për bluzat e bardha dhe grupet e riskuara. Lajmin e ka bërë me dije presidentja e Parlamentit Europian Ursula Von Der Leyen.

“Ne gjithashtu kujdesemi për Lagjen tonë, Bashkimi Evropian do të koordinojë dhurimin e vaksinave nga Shtetet Anëtare, në veçanti për të mbrojtur punonjësit e kujdesit shëndetësor në Ballkanin Perëndimor dhe në Lagjen tonë”, thotë Von der Leyen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar edhe ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca. “Në konferencën për shtyp pas Këshillit Evropian, President Von Der Leyen konfirmoi që BE do të koordinojë dhurimin e vaksinave nga Shtetet Anëtare në Ballkanin Perëndimor, në veçanti për të mbrojtur punëtorët e kujdesit shëndetësor dhe shtresat e riskuara”, shkruan Soreca.

Një prej vendeve të Ballkanit Perëndimor është dhe Shqipëria e cila do të përfitojë vaksina nga vendet e BE për personelin shëndetësor.

ME TE LEXUARAT