Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

30 vjet nga themelimi i PD/ Basha: Ne sollëm demokracinë, jemi zëri i njerëzve

Sot Partia Demokratike ka ditëlindjen. 30 vjet më parë u krijua kjo parti politike, e cila për demokratët, ka qenë dhe është në shërbim të qytetarëve.

Kryetari i PD, Lulzim Basha postoi në “Facebook” një videomesazh, ku thuhet se PD është partia që solli demokracinë e futi Shqipërinë në NATO.

“Ne u ngritëm nga hiri i një vendi të dërrmuar, bëmë gjithçka nën shembullin e heronjve, zërat e të cilëve kërkuan ndryshimin që ne sollëm. Ne kemi arritur kaq shumë, ne sollëm demokracinë, ne hapëm vende pune, ne zhvilluam ekonominë, ne ngritëm infrastrukturën anembanë vendit, ne futëm Shqipërinë në NATO, ne bëmë të mundur lëvizjen pa viza, ne jemi zëri i njerëzve. Që nga dita kur rrëzuam diktakturën komuniste, që nga ditët në shesh ne jemi në shërbimin tuaj. 30 vjet për ju, 30 vjet për demokracinë. Gjithmonë zëri i shqiptarëve!”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet